Shërbimi TViM falas edhe për klientët e Super DUO Familjare HD!

Shërbimi TViM falas edhe për klientët e Super DUO Familjare HD!

Aktuale maj 16, 2019 - 12:10
Lexo tjera detaje

– Të gjithë klientët e pakove Super DUO Familjare, tashmë mund ta përdorin shërbimin TViM pa pagesë dhe kështu ta kenë televizorin me vete kudo që shkojnë.

TViMmundëson televizorin e personalizuar në çfarëdo pajisje të mençur, si telefon, laptop, tablet apo kompjuter, përfshirë edhe shërbimin VoD! Abonuesit e pakove Super DUO familjare, krejt çfarë duhet të bëjnë tani është që përmes telefonave të tyre të kyçen në internetin e shtëpisë apo të telefonit dhe të shikojnë kanalet dhe emisionet e preferuara.Shërbimi TVim, mund të përdoret edhe në tre pajisje të ndryshme njëkohësisht, brenda dhe jashtë shtëpisë dhe në të gjitha zonat që janë të mbuluara me rrjetin e IPKO-së.

Çoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentare, klientët e pakos Super DUO Familjare tashmë mund të përjetojnë eksperiencën më të mirë televizive, e cila ofrohet në mënyrë të sigurt, në çfarëdo pajisje.

IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, që u mundëson abonuesve të vet të shijojnë eksperiencat dhe momentet më të çmueshme para televizorit.