ShBA i ndalon hyrjen ministrit të Kosovës

ShBA i ndalon hyrjen ministrit të Kosovës

Aktuale maj 16, 2019 - 18:33
Lexoni detajet

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj nuk do të mund të udhëtojë më për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është komunikuar nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Aty thuhet se zyrtarët e Kosovës që janë të përfshirë në katër rastet e rënda gjyqësore të Kosovës nuk do t’u jepet viza për në SHBA.

Njëra prej rasteve të përmendura është edhe rasti “Pronto”, ku po akuzohet Besim Beqaj që udhëheq me ministrin e Inovacionit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kur ishte pyetur për ministrat që po përballen me drejtësinë vendore, kishte thënë se nuk do të merr vendim për shkarkimin e tyre pa u shpallur fajtor.

Përmes një komunikate, Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë me dije se u kanë vendosur sanksione disa zyrtarëve të Kosovës, duke u ndaluar hyrjen në shtetin Amerikan.

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese, transmeton Insajderi.

“Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatë.

Insajderi ka mësuar se një ndër personat që i është ndaluar hyrja në shtetin amerikan është ministri i Ministrisë së Inovacionit, Besim Beqaj