Tahiri: Instituti për Krime Lufte në Kosovë për 8 vite nuk kanë dhënë asnjë shifër për viktimat

Tahiri: Instituti për Krime Lufte në Kosovë për 8 vite nuk kanë dhënë asnjë shifër për viktimat

Aktuale maj 16, 2019 - 18:53
Detajet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke arsyetuar shuarjen e Institutit për Krime Lufte dhe kthimin në Departament për Drejtësi Tranzicionale, tha se ata asnjëherë prej vitit 2011 nuk kanë mundur të dalin me një shifër të saktë të të gjitha viktimave të luftës në Kosovë.

“Prej qershorit të vitit 2011 deri në vitin 2018 kanë punuar dhe nuk kanë një shifër të saktë të viktimave në Republikën e Kosovës. Asnjë dokument, asnjë shkronjë të vetme nuk e kanë sa i përket masakrës së Reçakut, Izbicës, Rezallës, Dubravës, Krushës së Madhe, të Vogël, Studimës, Suharekës, asnjë informacion nuk kanë.

Këta njerëz, ky ekip në qoftë se ka qenë institut, sepse instituti nuk mundet me u shuar, por ka qenë një ekip i cili ka pasur një mandat për grumbullimin e materialeve që lidhet me luftën e vitit 1998-1999. Realisht këta nuk kanë mundur me përbush një mandat të tillë”, tha ministri Tahiri.