Miratohet rezoluta e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë
FOTO: Laura Hasani

Miratohet rezoluta e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale maj 16, 2019 - 19:03
Lexoni detajet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila e dënon gjenocidin serb në Kosovë, raporton "Zëri.info". 

Nga 79 deputetët të cilët ishin të pranishëm në seancë të gjithë votuan pro miratimit të kësaj rezolute.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, Bilall Sherifi tha se në këtë rezolutë kanë përfshirë sugjerimet që janë dhënë nga deputetët e Kosovës.

Deputetët po ashtu miratuan edhe rezolutën në lidhje me krijimin e këndit të kurajos, me anë të cilit, grave të dhunuara gjatë luftës i ofrohet një hapësirë në qeveri, kuvend dhe presidencë për të ekspozuar punimet e tyre të dorës/Zëri/