Konjufca: Tribunali ndërkombëtarë për gjenocidin serb është tallje me viktimat
FOTO: Laura Hasani

Konjufca: Tribunali ndërkombëtarë për gjenocidin serb është tallje me viktimat

Aktuale May 20, 2019 - 11:28
Lexoni detajet

Idenë për krijimin e një tribunali ndërkombëtarë për ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka parë si tallje me viktimat, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, çështja e ndëshkimit të krimeve serbe, nuk është ngritur asnjëherë në dialogun me Serbinë.

“Nuk mund të vazhdojmë më me këto struktura politike të cilat çdo gjë që po prekin me dorë po e prishin. Edhe ideja e tribunalit ndërkombëtarë mendoj se është tallje me viktimat dhe popullin tonë, sepse ne të gjithë e dimë se sa viktima ka pasur, e dimë se cilat kanë qenë krimet dhe qysh krijohet një tribunal ndërkombëtarë. Një tribunal ndërkombëtarë krijohet nga OKB-ja. Në dialogun me Serbinë kurrë nuk është ngritur çështja e ndëshkimit të krimeve të Serbisë”, tha ai.

Konjufca tha se është pafytyrësi t’i kërkohet tribunal OKB-së, kur vetë në Kosovë nuk i kemi gjykuar krimet nga Serbia./Zëri