Zeka: Avdullah Hoti ka gënjyer njëjtë si Flora Brovina

Zeka: Avdullah Hoti ka gënjyer njëjtë si Flora Brovina

Aktuale May 20, 2019 - 11:54
Lexoni detajet

Deputeti nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka në seancën plenare të Kuvendit që po mbahet tani foli për publikimin e fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina ku pretendohej se ishte një grua kosovare duke u dhunuar, si dhe për përleshjet fizike të pjesëtarëve të LDK-së në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Zeka tha se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka gënjyer publikisht, duke thënë se ai nuk ka qenë prezentë kur ka ndodhur përleshja.

Sipas tij, dëmi politik është i njëjtë si i Avdullah Hotit si i Flora Brovinës.

“Edhe nëse dalin incizimet ky ka fytyrë me dal me thënë se nuk ka qenë prezent. Kur një njeri, profesor, ish ministër, del rrenë qëllimshëm, imagjinoni vuajtjet e Flora Brovinës, torturat në burgje, dridhjet kur fol për gjërat që ajo vetë i ka përjetuar. Dëmi politik është i barabartë kur njeriu rrenë publikisht, kur janë edhe incizimet. Të paktën njeriu kur rrenë duhet me pas kurajën me dal edhe me kërku falje”, tha ai./ZERI