Nuse në Kosovë, 'Dasma e madhe' me 200 gratë nga Shqipëria

Nuse në Kosovë, 'Dasma e madhe' me 200 gratë nga Shqipëria

Aktuale May 20, 2019 - 13:29
Lexoni detajet

Mbrëmë në Kosovë është mbajtur një “dasmë” e madhe me më shumë se 200 çifte nga Kosova e Shqipëria

Bëhet fjalë për një organizim nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, që mblodhi rreth 200 gra nga Shqipëria, të cilat janë të martuara në Kosovë, të cilat ishin të shoqëruara nga bashkëshortët e tyre.

“Kujtimet e tyre nga jeta në Kosovë, atmosfera festive e bandës muzikore të Tiranës “Fanfara” si dhe e këngëtarëve të talentuar Hysni Zela dhe Enkelejda Arifi, e bënë të paharrueshme këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e ambasadës.