Selimi për PDK-në: U ngritën duke e harruar luftën, tash në rënie po kapën pas tragjedisë së popullit

Selimi për PDK-në: U ngritën duke e harruar luftën, tash në rënie po kapën pas tragjedisë së popullit

Aktuale May 20, 2019 - 15:27
Detajet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka sulmuar PDK-në dhe kreun e saj Kadri Veselin për nismën e këtij të fundit për të formuar Tribunalin për Krimet Serbe në Kosovë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook,  Selimi e ka quajtur hipokrite PDK-në dhe kryetarin e saj duke i bërë fajtorë për sponsorizimin e ligjit për Gjykatën Speciale kundër UÇK-që që u votua në gusht të vitit 2015.

“U ngritën duke e harruar luftën, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit. PDK-ja (Kryetari i atëhershem i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së qe u votua në Gusht të 2015-tës. Si mund t’i besojme tash PDK-së ( Kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t’i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?

Selimi ka pyetur se si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bëjnë tash një tribunal nderkombëtar kundër Serbisë, ai është shprehur se nuk dua të besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njejta.

Rexhep Selimi e ka akuzuar PDK-në se është hipokrizi të flasësh për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe kur bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe.

Deputeti i VV-së tha se fjalimet “patriotike” dhe “emocionale” të deputetëve të PDK-së do ti dëgjonim edhe kur ata votuan për marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

“Fjalimet e deputetëve të PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit do ti dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundërshtuam Zajednicën Serbe e ata e përkrahin. Mjaftë më, u ngritet duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e siper po mundoheni te kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli” ka përfunduar Selimi.