Ashton: Shpresoj që shpejt do ta shoh fotografinë e shkrepur pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi
Foto: Laura Hasani

Ashton: Shpresoj që shpejt do ta shoh fotografinë e shkrepur pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Aktuale May 20, 2019 - 16:17
Detajet

Roli i komunitetit ndërkombëtar është krucial në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ish shfeja për politikë të jashtme e BE’së, Caherine Ashton.

Ajo thotë se shpreson se sa më shpejt që të jetë e mundur do ta shohë një marrëveshje mes palëve, shkruajnë mediat serbe, përkthen Periskopi.

“Mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, është kruciale për të dyja palët për të lëvizur përpara. Arritja e marrëveshjes do të ishte vetëm fillimi. Për implementimin e saj nevojitet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Ashton në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.

Ashton ka thënë se shpreson që së shpejti do ta shohë një fotografi e cila ‘është shkrepur pas nënshkrimit të marrëveshjes”.

‘Shpresoj ta shoh një fotografi të tillë shpejt. Supozoj që në atë fotografi do të jenë liderët e të dyja vendeve me komunidetin ndërkombëtar të kryesuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Ashton.