Ministri i Drejtësisë i reagon Kurtit pasi ky i fundit e kritikoi Veselin

Ministri i Drejtësisë i reagon Kurtit pasi ky i fundit e kritikoi Veselin

Aktuale May 20, 2019 - 16:23
Detajet

Abdelard Tahiri, Ministri i Drejtësisë, ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Tahiri është shprehur se Kurti tmerrohet kur e di se Kadri Veseli është autor i iniciativës për formimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë.

“Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mundësia që kjo iniciative të ketë sukses”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se Kurtit i kanë penguar edhe çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

“Ashtu siç i janë shndërruar në makth çlirimi i Kosovës dhe Pavarësia e saj, të cilat u fituan si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, bashkëpunim ky të cilin ky dikur, Albin Kurti bënte thirrje që të sabotohej. Me të njëjtën logjikë që i sulmonte atëherë këto procese ai e atakon edhe sot këtë nismë” ka shkruar Tahiri. 

Postimi i plotë: