Jovanoviç: Kosova është humbur, kjo si shkak i politikës katastrofale

Jovanoviç: Kosova është humbur, kjo si shkak i politikës katastrofale

Aktuale May 21, 2019 - 07:47
Lexo Detajet

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Çedomir Jovanoviç, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju ndihmojë edhe opozita që gjithmonë ka qenë partnere kur ju duhej të sjellin rezoluta të pakuptimta për Kosovën

Çedomir Jovanoviç deklaroi sot se plani i vetëm që kjo qeveri ka mundësi të ju ofrojë qytetarëve serb është që të pranojë se Kosova “është humbur për shkak të politikës katastrofale gjatë dekadave të fundit” theksOI ai në komunikatë.

Duke komentuar mbledhjen e caktuar për Kosovë të Kuvendit serb me 27 maj, Jovanoviç tha se “të gjitha planet që Serbia mundi të bëjë tani nuk janë më aktuale, nuk i duhen më askujt”.

Çedomir Jovanoviç ka folur edhe se si do të duhej të vazhdohej drejt një zgjidhjeje ai tha se “Shqiptarët dhe Serbët e Kosovës duhet të gjejnë kompromis i cili do tëgarantonte paqen gjithë rajonit. Komunitetet duhen të pajtohen, e këtu më së paku kanë rëndësi politikanët e Prishtinës e Beogradit,  për të cilët interesi i tyre personal ishte kyq  gjatë bisedimeve” theksoi Jovanovic