Zeka pyet Thaçin, Veselin e Atifete Jahjagën se ku kanë qenë në kohën kur një vajzë kishte folur për dhunimet më 1999

Zeka pyet Thaçin, Veselin e Atifete Jahjagën se ku kanë qenë në kohën kur një vajzë kishte folur për dhunimet më 1999

Aktuale May 21, 2019 - 22:31
Lexo tjera detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka përmes një videoje të cilën e ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook ka pyetur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe ish- presidenten, Atifete Jahjaga se ku ishin në kohën kur një vajzë kishte rrëfyer për dhunimet gjatë muajit maj të vitit 1999, raporton Gazeta Blic.

Përveç kësaj, Zeka ka thënë se ky rrëfim është i një vajze e cila është dëgjuar nga gjithë liderët botërorë përjashtuar shoqatat që sipas tij, i janë gjuajtur në shpinë deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Ka pyetur edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin se ku i ka prokurorët të cilët edhe për 200 gram dredhëza kanë arrestuar persona.

Shkrimi i plotë i tij:

Shikojeni dhe degjojeni kete rrefim te kesaje vajze ne muajin Maj 1999. Krejte bota e ka degju perpos lidereve tane politik, perveq ketyre shoqatave te cilat mbrojne te drejtate e grave te perdhunuara. Jane keto qe po i gjihen si bisha Flora Brovines, pavarrsisht se beri nje gabim te madh. Po ajo ka ba diçka edhe per me gabu.
Kjo vajze ka folur me ftyre te zbuluar perpara kameres. Ku ka qene Hashim Thaçi me heret qe nuk e ka degju zerin e saje? Po Kadri Veseli, e sidomos Atifete Jahjaga?
Kadri, a po e sheh çfare shteti te Burdushit keni ndertu?! Ku i ke ata prokuror, qe edhe per 200 gram dredheza arrestojne njereze?! Kjo flet me emra qe ne mesin e atyre qe kane perdhunu, ka pase edhe shqipetare. Me emra i thote!!!