Kontratat mbi vepër: Për dy vjet punësohen 217 veta nëpër ministri

Kontratat mbi vepër: Për dy vjet punësohen 217 veta nëpër ministri

Aktuale May 22, 2019 - 20:27
Detajet

Për dy vite kishin punësuar 217 persona. Krejt këta i kishin lënë në kontrata mbi vepër.

Kështu ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë shënuar numër rekord për lëshimin e kontratave të tilla.

Por, kjo nuk është ministria vetme që ka vepruar kështu. 

Sipas një hulumtimit të bërë nga D+,  institucionet me numrin më të madh të kontratave mbi vepër janë: Ministria e Arsimit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Infrastrukturës, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

E sipas Rushitit, krejt këto punësime janë duke u bërë jashtëligjshëm.

Ndërkohë, hulumtim që është bërë për vitet 2016,2017 dhe 2018 është gjetur se jo vetëm nivelin qendror ka bërë punësime me kontrata mbi vepër.

Situatë e njëjtë është edhe në nivelin lokal.

E nga kryeministri është kërkuar që të marrë vendim përmes të cilit ndalon përdorimin e këtyre  kontratave.