E konfirmon Haradinaj: Do të takohem me Merkelin më 6 qershor në Berlin

E konfirmon Haradinaj: Do të takohem me Merkelin më 6 qershor në Berlin

Aktuale May 22, 2019 - 20:48
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar raportimin e Gazetës Express se ai do të takohet në Berlin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në fillim të muajit të ardhshëm.

“Kemi konfirmim prej zyrës së kancelares Merkel për takim pune, ashtu siç keni raportuar, më datë 6 qershor, ora 11”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Është takim i imi me kancelaren, por kancelarja mund të shoqërohet nga ndonjë koleg, edhe unë nga nja dy kolegë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka vlerësuar se takimi i tij me Merkelin përbën “moment të rëndësishëm për Kosovën”.

Komunikimi Gjermani-Kosovë është mjaft serioz tani, ka vlerësuar shefi i ekzekutivit kosovar.