Milaim Zeka: Shumë kisha pasë qef me pa Kadri Veselin me pranga dhe të poshtëruar

Milaim Zeka: Shumë kisha pasë qef me pa Kadri Veselin me pranga dhe të poshtëruar

Aktuale May 22, 2019 - 21:05
Detajet

Deputeti Milaim Zeka e ka komentuar raportimin ku thuhet se kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro nga personat e përfshirë në aferën “fajdet”, ku dje u arrestuan disa persona, në mesin e tyre edhe Ismet Osmani i njohur si Curri, nga Mitrovicë.

Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:

Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje

Mire u kane me arrestu

Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.

Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!