Protestuesit hedhin bojë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë

Protestuesit hedhin bojë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë

Aktuale May 25, 2019 - 20:42
Lexoni detajet

Protestuesit e opozitës ndryshe nga herët e tjera gjatë protestës së sotme janë treguar paqësorë.

Ata kanë hedhur drejt godinës së Kryeministrisë vetëm bojë dhe disa kapsolla.

Ndërkohë që organizatorët e protestës janë kujdesur për të shmangur konfrontimet me policinë.

Në mënyrë simbolike gjatë kohës që Lulzim Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit kanë hapur një flamur të madh të bashkuar, të Shqipërisë dhe BE-së.

“Janë dy flamuj të mëdhenj te hapur ne proteste. Flamuri kombëtar dhe ai i BE. Mesazhi është se shqiptaret janë te bashkuar, përtej bindjeve politike, me kauzën e opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme, për te vendosur ata me vote te lire qeverinë dhe jo krimi, për te hapur dyert e mbyllura prej 6 vjetësh”, thekson PD.