Mbyllet protesta e 6-të kombëtare e opozitës

Mbyllet protesta e 6-të kombëtare e opozitës

Aktuale May 25, 2019 - 22:19
Lexoni detajet

Mbyllet pas rreth 2 orë e 30 minutash protesta e 6-të kombëtare e opozitës së bashkuar, ku u kërkua largimi i Kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protesta u zhvillua kryesisht e qetë dhe pa incidente, me përjashtim të një episodi para Kuvendit, ku protestuesit sulmuan me gurë policinë, e cila u kundërpërgjigj me ujë me presion.

Protesta nisi në orën 19:00 para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvendos më pas para Kuvendit dhe u mbyll me fjalimin përmbyllës të Kryetarit të PD, Lulzim Basha në selinë e PD. /Klantv