Vuçiq nesër paraqet raport të veçantë për Kosovën në parlamentin serb

Vuçiq nesër paraqet raport të veçantë për Kosovën në parlamentin serb

Aktuale May 26, 2019 - 16:44
Lexo Detajet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet që nesër të paraqes një raport për Kosovën në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë.

Në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta paraqes një raport të veçantë mbi Kosovën.

Siç shkruan “kurir.rs”, në këtë seancë të jashtëzakonshme, pritet që fjalimi i Vuçiqit të zgjasë të paktën dy orë, transmeton lajmi.net.

Ky fjalim i presidentit serb do të zgjasë kaq shumë pasi që siç shkruan ky medium serb, në këtë fjalim Vuçiq do të përshkruajë faktet historike të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por po ashtu do të paraqes edhe një analizë të hollësishme të marrëdhënieve aktuale mes dy popujve, dhe pastaj të bëhet një zgjidhje konkrete për të ardhmen.

Në këtë raport mbi Kosovën kanë marrë pjesë 30 ekspertë nga të gjitha segmentet e shoqërisë.

Ekspertët kanë një kuptim të thellë të problemit të Kosovës, bazuar në faktet historike dhe marrëdhëniet aktuale.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Serbisë, është thirrur nga kryetarja e parlamentit, Maja Gojkoviq, për të diskutuar raportin për Kosovën. Po ashtu, bëhet e ditur se Vuçiq nesër pritet të flasë gjithashtu edhe për çështjen kombëtare, por edhe për ekonominë dhe situatën demografike në vendin tonë.

Me këtë rast, presidenti serb, Vuçiq, do të kthehet në faktet historike të marrëdhënieve midis dy kombeve, si dhe problemet dhe kompleksitetin e qëndrimit aktual të serbëve dhe shqiptarëve. Ai pastaj do të flasë për zgjidhje konkrete për të ardhmen.

Po ashtu, në këtë seancë të jashtëzakonshme do të marrë pjesë edhe kryeministrja Ana Bërnabiq si dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Kjo seancë e jashtëzakonshme do të fillojë nesër në ora 16:00, ku presidenti Vuçiq, do t’ua dorëzojë deputetëve raportin mbi Kosovën.