Lushi: Rugova ishte pro bashkimit kombëtar, trashëgiminë e tij nuk duhet ta përlyejë Mustafa

Lushi: Rugova ishte pro bashkimit kombëtar, trashëgiminë e tij nuk duhet ta përlyejë Mustafa

Aktuale May 26, 2019 - 17:03
Lexo Detajet

Aktivisit i lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë, Uk Lushi, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte pro bashkimit kombëtar. Ai ka shkruar në Facebook se Isa Mustafa e anëtarët tjerë të LDK-së nuk duhet të dalin kundër.

“Anëtarësia e gjerë e LDK-së si dhe shumica absolute e shqiptarëve nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë kundër qëllimit fisnik të patriotëve shqiptarë dhe Ibrahim Rugovës për bashkim”, ka shkruar ai.

Madje ai për këtë e ka përmendur edhe një deklaratë të ish-presidentit Rugova.

“Isa Mustafa nuk mund të përlyejë trashëgiminë e Presidentit Rugova, i cili në vitin 2000 deklarohej për Der Spiegel kështu: "Eine Konföderation des Kosovo mit Albanien sei "eine Frage der Zukunft", ka shkruar ai.

Ai ka shkruar se është koha që drejtimin e LDK-së ta marrin njerëz të rinj./ZERI/

Shkrimi i plotë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa nuk duhet të del kundër Ibrahim Rugovës lidhur me çështjen e "cakut të natyrshëm"-- siç e cilësonte vizionari Rugova-- të bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë.

Anëtarësia e gjerë e LDK-së si dhe shumica absolute e shqiptarëve nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë kundër qëllimit fisnik të patriotëve shqiptarë dhe Ibrahim Rugovës për bashkim.

Isa Mustafa e ka kohën që stafetën e Ibrahim Rugovës t'ua dorëzojë të rinjëve në parti. Isa Mustafa nuk mund të përlyejë trashëgiminë e Presidentit Rugova, i cili në vitin 2000 deklarohej për Der Spiegel kështu: "Eine Konföderation des Kosovo mit Albanien sei "eine Frage der Zukunft". Nuk kam dyshim që në LDK ka mjaft njerëz të ditur të cilët mund dhe do t'ja përkthejnë fjalët e Rugovës të parit të LDK-së, të cilit sipas dokumenteve të LDK-së i skadon afati si kryetar sëshpejti.

Bashkimi nuk duhet të shfrytëzohet si temë për taktika mediokre politike dhe (ri)bashkimin e shqiptarëve nuk mund e ndal askush.