Veseli paralajmëron autostradë edhe me Malin e Zi

Veseli paralajmëron autostradë edhe me Malin e Zi

Aktuale May 29, 2019 - 12:38
Lexoni detajet

Në ceremoninë e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Në fjalën e tij para të pranishmëve ai deklaroi se Kosova sot po përuron autostradën “Arbën Xhaferi”, por ka paralajmëruar edhe ndërtimin e autostradës me Malin e zi, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj: Autostrada është rrugë e miqësisë në paqe

“Kosova po ndërton ura që po i lidhin qytetarët tanë me vendet tjera. Ne do ta kemi edhe një projekt që do ta lidh Kosovën me Malin e Zi. Ne po ndërtojmë edhe ura politike”, ka thënë Veseli.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në inaugurimin e autostradës por në veçanti uroi punëtorët që kontribuuan në ndërtimin e autostradës.

Të pranishëm në ketë ceremoni inaugurimi ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe personalitete tjera shtetërore. /ZËRI