Zbulohet busti i Albright në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Zbulohet busti i Albright në Prishtinë

Aktuale qershor 12, 2019 - 15:15
Lexo Detajet

Sot kur po shënohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës në Prishtinë është zbuluar busti i ish-sekretares së SHBA-së, Madaleine Albright, raporton zeri.info.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ky bust do të jetë i përjetshëm.

“Sot është një moment i veçantë për qytetarët e Kosovës. Me ne sot janë ata që udhëhoqën procesin për Kosovën të pavaurur. Sot zbulum bustin për njeriun që e kemi në mendje dhe zemër. Ky bust do të jetë i përjetshëm”, tha Thaçi.

Ndërkohë Albright tha se ndihet tejet falenderuese për këtë veprim dhe shumë krenare që gjendet në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, është shprehur ajo.

Për nder të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës, Albright dhe Clinton janë duke qëndruar në Kosovë qe nga dita e djeshme. /ZËRI

Image