Në njoftimin e Ambasadës amerikane për qëndrimin e Clinton dhe Albright ka diçka shumë interesante

Në njoftimin e Ambasadës amerikane për qëndrimin e Clinton dhe Albright ka diçka shumë interesante

Aktuale qershor 12, 2019 - 21:11
Detajet

Kosova sot shënoi 20 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO’s në Kosovë dhe ditën e çlirimit të vendit. Mysafirë special të ftuar ishin Bill Clinton, ish-president i SHBA’ve, Madeleine Albright, sekretare e Shtetit dhe ish-gjenerali Wesley Clark. Përveç tyre, për të shënuar këtë datë të rëndësishme me kosovarët, ishin edhe disa zyrtarë tjerë amerikanë, si dhe nga rajoni. Që të gjithë u mirëpriten me nderime të larta.

Mirëpo një detaj i çuditshëm është vërejtur tek njoftimi i Ambasadës amerikane në Prishtinë rreth qëndrimit të Clintonit dhe Albright, si dy personalitete mjaft të rëndësishme në SHBA.

Ambasada e udhëhequr nga Philipp Kosnett i ka quajtur veç ‘vizitorë’ dy njerëzit që Kosova i sheh si heronj të tyre.

‘’20 vjetori i përfundimit të operacionit të NATO’s është një moment historik i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e Kosovës. Ne mirëpresim shumë vizitorët amerikanë që u kthyen për të shënuar këtë përvjetor. # Kosovo20YearsFree’’, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Kujtojmë që Kosnett ishte emëruar si ambasador  në Kosovë pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA’ve.