Apostolova reagon pas vendimit të Veselit për zyrtarët e PDK-së
FOTO: Laura Hasani

Apostolova reagon pas vendimit të Veselit për zyrtarët e PDK-së

Aktuale June 20, 2019 - 11:40
Lexoni detajet

Dje kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që të largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Këtë nismë të Veselit e kanë mirëpritur nga Zyra e BE-së në Prishtinë, duke thënë se shpresojnë që ky shembull të ndiqet edhe nga e gjithë klasa politike në vend.

“E mirëpres vendimin e lidershipit të PDK-së për t'i larguar nga postet publike anëtarët me aktakuza. Pres që ky standard të zbatohet në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë në Kosovë”, ka shkruar shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova.

Vendimin për largimin nga partia dhe institucionet e të gjithë zyrtarëve që kanë aktakuza, Veseli e ka marrë dje, pasi që në konventën e partisë së tij kishte thënë se “do të çlirojë Kosovën nga korrupsioni, siç e kishte çliruar nga Serbia”.

Nga ky vendim i tij, kanë filluar ofrimet e dorëheqjeve nga zyrtarët e PDK’së. Sot dorëheqjen tek Haradinaj e  ka ofruar ministri Besim Beqaj, ndërsa dorëheqjen e kan ofruar edhe këshilltari i Veselit, Njiazi Kryeziu, dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK’së, Agim Çeku.