Haradinaj pranon dorëheqjen e Beqajt, e liron menjëherë nga detyra
FOTO: Laura Hasani

Haradinaj pranon dorëheqjen e Beqajt, e liron menjëherë nga detyra

Aktuale June 20, 2019 - 12:05
Lexoni detajet

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, sot ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Pas vendimit të Veselit Beqaj ofron dorëheqje nga posti i ministrit

Vendimi i Beqajt ka ardh pasi gjatë ditës së djeshme kryetari i PDK-së Kadri Veseli u ka kërkuar disa zyrtarëve të cilët janë me aktakuza nga ky subjekt politik të largohen nga pozitat zyrtare që udhëheqin, shkruan "Zëri.info". 

Në anën tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se e ka pranuar dorëheqjen nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj si dhe kanë nisur menjëherë procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit, shkruan "Zëri.info". 

Haradinaj mes tjerash ka treguar emrat e të gjithë zyrtarëve që në mandatin e tij, i ka liruar nga detyra bashkë me koalicionin ku është edhe AAK-ja pjesë.

Postimi i plotë i Haradianjt:

Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit.

Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra:

Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijevië (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikië (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik.

Në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria e koalicionit të gjerë, do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim!/ZERI

RH Image