PSD synon mbrojtjen e punëtorëve, kërkon Gjykatë të Punës

PSD synon mbrojtjen e punëtorëve, kërkon Gjykatë të Punës

Aktuale June 20, 2019 - 12:02
Detajet

Partia Socialdemokrate ka filluar një nismë ligjore për ndryshim të ligjit për Gjykata. Deputetët e kësaj partie po kërkojnë krijimin e Gjykatës së Punës si instrument të nevojshëm dhe të detyrueshëm për të implementuar ligjet e tanishme të punës, raporton Zëri.info.

Deputeti Faton Topalli theksoi se një gjykatë e tillë do ti mbronte punëtorët nga shkelja e të drejtave të tyre.

“Me mijëra rastë janë lëndë që janë nëpër gjykata që kanë lidhje me punë. Të ndodhur në gjendjen e nevojës së domosdoshme për të siguruar të ardhura punëtorët janë të pa informuar për të drejtat e tyre, kështu ata shpesh i durojnë shkeljet gjatë procesit të punës. Prandaj ne jemi të angazhiar të krijojmë instrumentin e nevojshëm që do ti trajtohë këto raste me shpejtësi”, ka thënë Topalli.

Sipas Topallit një departament i tillë i gjykatës do të zbatonte në tërësi ligjin e punës. “Ky departament do të angazhohet që ta zbatohet ligji i punës dhe ligjet tjera që e rregullojnë këtë fushë. Përveç sigurimit të shkeljeve duhet të adresohet edhe informimi i punëtorëve me të drejtat e tyre”, theksoi ai.

Ndërsa deputetja e kësaj partie Besa Baftiu, u shpreh se PSD është duke u angazhuar që ti mbrojë të drejtat e punëtorëve.

“Pas kërkesës sonë për rritjen e pagës minimale, kemi kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve dhe fuqizimin e lnspektoratit të Punës, kurse së fundi përmes deputetëve tanë kemi parashtruar pranë Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhjetë amendamente për Projektligjin e Punës. Me këto amandamente, konsiderojmë se do të kemi Ligj të Punës që krijon rregull dhe që shmang manipulimet potenciale, duke mos lejuar të rezultojnë me çfarëdo padrejtësie ndaj punëtorëve”, ka shtuar ajo./Zëri