Kosova ka vetëm 8 refugjatë

Kosova ka vetëm 8 refugjatë

Aktuale June 20, 2019 - 12:39
Lexoni detajet

Në ditën Botërore të Refugjatëve, shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë UNHCR, Erol Arduç, tha se Kosova qëndron mirë sa i përket numrit të refugjatëve në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas tij, numri i refugjatëve aktualisht në Kosovë është i ulët vetëm 8 refugjat dhe qendrat e azilit kanë kushte shumë të mira.

“Ne Kosovë ne jemi me fat pasi, nuk kemi numër të madh të refugjatëve,krahasuar me vendet e rajonit  ky numër është shumë i ulët. Ne po flasim vetëm për një numër të vogël kemi vetëm 8 refugjat tani në Kosovë. Pra numri është i vogël dhe kushtet që i kanë në Kosovë janë shumë të mira, kemi qendrën e azilit këtu në Prishtinë dhe kapacitetet janë për 100 persona”.

“Mesazhi im për këtë ditë është që secili njeri në planet të ndalet një moment dhe të mendoj për gjithë këta njerëz, ata kanë nevojë për mbështetjen e secilit, pra kjo është ajo për çfarë ne themi ‘Jepuni mbështetje refugjatëve’”, tha ai.

Për nder të kësaj dite, në oborrin e objektit të UNCHR-së, po qëndron e hapur edhe ekspozita me temën “We sdand together #WithRefugees”, me fotografi të refugjatëve.

Kjo ekspozitë ditëve të kaluara është shfaqur edhe në Graçanicë dhe Zveçan.