Labi i del në ndihmë vogëlushit me sëmundje të rëndë: Do të jem shërbëtorë edhe për ty

Labi i del në ndihmë vogëlushit me sëmundje të rëndë: Do të jem shërbëtorë edhe për ty

Aktuale June 20, 2019 - 12:58
Lexoni detajet

Harun Brahimi që akoma nuk i ka mbushur 1 vit, është diagnostifikuar me një sëmundje trajtimi i së cilës nuk mund të mbulohet nga familja e tij, pasi që kushton rreth 600 mijë euro.

Rrustem Brahimi, babai i Harunit ka thënë se djali i tij ka lindur me një lloj problemi gjenetik, dhe se për trajtimin e tij jashtë vendit nevojiten 600 mijë euro.

Ndihmë për Harunin e vogël ka kërkuar përmes llogarisë së tij në Facebook, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili ka thënë se është aty për të ndihmuar qindra moshatarë si Haruni, ndonëse të tjerët sipas tij po mundohen ta njollosin punën e tij.

Postimi i plotë i Labit:

O more djal i ambel, e more Harun, kam hjek shumë e po hjeku akoma, e sa shumë po mundohen mem poshtrua ata që janë bandita e idiota, që paguhen e marrin para për ta njellos punen dhe vepren time që e posedoj falë Zotit dhe qytwtarëve tanë!
Por jam këtu, jam për ty, e për qindra moshatarë tu, sebashku me shqiptarët, sepse edhe ne kemi fëmijë!

Nuk janë mesuar për mirë ata që shkruajne për ta ndaluar këtë Labinot, se duan vetem keq të shohin njani tjetrin, kanë gabuar sepse unë kam tjetër vizion!
Ju qe hani e shkruani palidhje, hajde tash bashk me ne ti ndihmoni këtij fëmiu.

Harun, sa do që mundohen të më lendojnë, unë do të jem shërbëtorë edhe për ty.