Bërnabiq: Dëm i madh mosmbajtja e Samitit të Parisit, s’di si Prishtina dëshiron ta vazhdojë dialogun

Bërnabiq: Dëm i madh mosmbajtja e Samitit të Parisit, s’di si Prishtina dëshiron ta vazhdojë dialogun

Aktuale June 20, 2019 - 13:07
Lexoni detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot pas presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, se nuk ka asnjë shanse që të mbahet Samiti i Parisit i caktuar për 1 korrik.

Ajo ka thënë se kjo është një mundësi e humbur, duke theksuar se nuk e kupton politikën e Prishtinës se cila është alternativa e tyre për vazhdim të dialogut, shkruan Tanjug.

“Dëm i madh, një mundësi e madhe e humbur, po humbim kohë sepse disa janë të papërgjegjshëm dhe nuk e kuptojnë se secila ditë është me rëndësi për rajonin”, ka thënë Bërnabiq.

“Jam tejet e zhgënjyer dhe nuk e di se cila është alternativa për dialogun dhe cila është mënyra tjetër për të zgjidhur problemin që e kemi, u ka thënë Bërnabiq gazetarëve. /Kk