A do të ketë përplasje civile më 30 qershor? Ministri Lleshaj flet për grupime kriminale

A do të ketë përplasje civile më 30 qershor? Ministri Lleshaj flet për grupime kriminale

Aktuale June 24, 2019 - 23:10
Lexo Detajet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në emisionin “Opinion” dhe ka deklaruar se më 30 qershorin e zgjedhjeve, ka informacione se grupe të cakptuara kriminale mund të tentojnë të prishin rendin publik.

Në intervistë, Lleshaj është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse këto ‘grupe’ janë opozita, por Ministri është shprehur se nuk flet me emra. Nga ana tjetër Lleshaj ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë përplasje civile.

Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor?  

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…”

Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

“Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri”.

A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

“Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Keni informacione apo hamendje?

“Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil.

Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

“Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë”.