Hoxhaj dënon rikthimin e Rusisë në Këshill të Evropës

Hoxhaj dënon rikthimin e Rusisë në Këshill të Evropës

Aktuale June 26, 2019 - 21:22
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër pas rikthimit të Rusisë në Këshilin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë.

Hoxhaj tha se vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka përfunduar Hoxhaj në postimin e tij.

Ky vendim ka pasur reagime të shumta edhe nga shtete të tjera të cilat në mënyrë direkte apo indirekte janë prekur nga ndikimi rus.

Në vecanti, i ashpër ka qenë reagimi i shumë anëtarëve të shoqërisë civile ruse të cilët kanë ikur nga Rusia dhe janë detyruar të kërkojnë azil në shtete të tjera për shkak të shkeljes në shkallë të madhe të të drejtave bazike të njeriut dhe lirisë së shprehjes.