Mësojeni se kur do të ulen temperaturat në Kosovë

Mësojeni se kur do të ulen temperaturat në Kosovë

Aktuale June 26, 2019 - 22:26
Lexo tjera detaje

Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave më stabile të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell. Ndërkohë rryma të ngrohta ajrore që vijnë nga vala e të nxehtit mbi Europën perëndimore, do të rrisin temperaturat ditën e enjte, edhe mbi 30C.

Ditën e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, do të kaloj mbi rajon, ku gjatë paraditës do të sjellë vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu. Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen në fundjavë, do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare, por se do të vazhdoj të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

27.06 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.
28.06 – Paradite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu. DItën kryesisht me diell.
29.06-30.06 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më freskët.
1.07 – Në mëngjes freskët. Ditën nxehtë, kthjellët dhe me diell.

Ditën e enjte temperaturat e shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e më pas në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e ato maksimale nga 29C deri në 31C, e në fundjavë minimalet do të zbresin deri në 10C, e maksimalet në 25C deri 27C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.