U pyet se nga kush i mori informacionet për ndryshimin e kufijve të Kosovës - ja si u përgjigj Zaev

U pyet se nga kush i mori informacionet për ndryshimin e kufijve të Kosovës - ja si u përgjigj Zaev

Aktuale korrik 10, 2019 - 16:05
Lexo Detajet

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë sot para gazetarëve se as pala kosovare e as ajo serbe nuk ia ka dhënë informacionet për planin për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Do u përmbahem përgjigjeve të mija të djeshme, nuk kam asgjë për të shtuar. Ishte përgjigja më e shpeshtë që kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev e tha sot në paraqitjen para gazetarëve të cilat e pyesnin në lidhje me përgjimin e publikuar nga ana e satiristëve rus.

Zaev shtoi se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë të punësuar dhe se nuk ka protokoll që do të mund ta kufizonte atë në komunikime direkte me krerët e shteteve tjera.

“Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe Hercegovina me rregullimin kushtetues”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zaev ra pre e një loje përgjimi, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Gjatë bisedës kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se presidenti Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve, e ata mbështeten nga Turqia dhe Rusia, që po ashtu kanë të tjerë interesa.