Pas përplasjes AAK-Nisma deklarohet Haradinaj
FOTO: Laura Hasani

Pas përplasjes AAK-Nisma deklarohet Haradinaj

Aktuale korrik 11, 2019 - 14:47
Lexoni detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,    është deklaruar rreth përplasjeve të fundit mes zyrtarëve të AAK-së dhe Nismës, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se raportet e mira mes këtyre dy subjekteve datojnë qysh moti dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe më tej.

“Marrëdhëniet e AAK dhe Nismës datojnë ndër vite, që nga koha e VLAN-it, që atëherë AAK dhe Nisma ka ndërtuar marrëdhënie të partneritetit. Këto marrëdhënie janë të tilla edhe sot”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.

Ndërkohë ka thënë se fillimi i fundit të qeverisë aktuale nuk mund të dihet./Zëri