Edhe në Shqipëri erëra, këto janë temperaturat për sot

Edhe në Shqipëri erëra, këto janë temperaturat për sot

Aktuale korrik 12, 2019 - 09:18
Lexoni detajet

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme më të freskëta me origjinë nga Veriperëndimi të cilat do të japin impakt në Shqipëri.

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 13/28°C; Zonat e ulëta 16/32°C; Zonat bregdetare 20/31°C.