Tahiri: Do të rekrutojm 130 noter, ska konflikte interesi
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Do të rekrutojm 130 noter, ska konflikte interesi

Aktuale korrik 12, 2019 - 12:15
Lexo tjera detaje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me shërbimet e noterisë në vend, raporton "Zëri.info".

Ai ka thënë se gjatë muajve të ardhshëm do të rekrutohen 130 noter të rinj.

"Sot pas një periudhe e kemi parë të arsyeshme që të bëjmë prezantim se ku jemi si proces dhe cilat do të jenë hapat në rekrutimin e noterëve të rinj. Prej ardhjes time ka qenë përcaktim i imi që në Kosovë të rritet numri i noterëve nga formula që ka qenë 1 noter në 20-mijë banor në 1 noter në 10 mijë banorë. Gjatë kësaj periudhe konform ligjit të ri është organizuar provimi i noterisë. Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të atyre që e kanë kaluar provimin e noterisë. Numri i noterëve që do të rekrutohet muajve të ardhshëm do të jetë 130. 10 komuna në Kosovë janë pa noter, tha ai.

Përndryshe, Tahiri e ka mohuar se në provimin e realizuar për noter ka pasur konflikt interesi.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë familjar të tij që ju ka nënshtruar këtij provimi.

Ndërsa, Elbasan Dervishaj, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë ka dhënë informacione sa i përket provimit për noter.

"Gjithsejtë në fazën fillestare kanë aplikuar 881 kandidatë për provimin e noterisë. Në provimin e mbajtur 573 kandidat ju kanë nënshtruar provimit.

175 kandidatë e kanë kaluar provimin", tha ai.

Në anën tjetër, noterja Merita Kostanica-Ukaj e cila u akuzua nga gazetarët për punësimin e shoqeve të saj e ka mohuar se ka pasur konflikt interesi.

Ajo ka thënë se nuk mund të ja ndal askujt që të hyjë në provim./Zëri/