Veseli nuk flet lidhur me 'lëkundjet' e koalicionit qeverisës
Foto: Laura Hasani

Veseli nuk flet lidhur me 'lëkundjet' e koalicionit qeverisës

Aktuale korrik 12, 2019 - 12:53
Lexo tjera detaje

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes së sotme të Kuvendit nuk u përgjigj qartë në pyetjen se si po shkon puna e koalicionit qeveritar raporton "Zeri.info".

Pas raportimeve të fundit për një krizë brenda koalicionit PAN, Veseli nuk e mohoi e as pohoi një gjë të tillë. " Ne bashkërisht duhet të bejnë më tepër në luftën kundër korrupsionit në vend si dhe duhet të punojmë për krijimin e perspektivës për të rinjtë tanë", theksoi Veseli.

Ndërkohë ai pas kësaj mbledhje foli edhe për liberalizimin e vizave, me ç'rast theksoi se kjo punë i takon tashmë shteteve anëtare të BE-së.

Mes tjerash Veseli bëri të ditur se në këtë mbledhje u diskutuan e u votuan shumë projektligje por nuk u caktua ndonjë datë për mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit/Zeri