Thaçi: Do të jemi këmbëngulës që sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së

Thaçi: Do të jemi këmbëngulës që sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së

Aktuale July 13, 2019 - 21:21
Lexoni detajet

Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ka thënë se Kosova do ta dëshmojë se e meriton të jetë pjesë e NATO’s dhe BE-së.

“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona dhe të shtetit të Kosovës të realizohen dhe sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do të dëshmojmë që e meritojmë ta jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Në këtë synim tonin llogarisim në ndihmën e Francës”, tha ai.

Ndërsa, duke folur për raportet e shkëlqyera të shtetit të tij me Kosovën, diplomati francez, Didier Chabert pati dhe disa kërkesa ndaj Kosovës. Sipas tij është thelbësore që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt, sepse siç tha ai statusi i tanishëm është i paqëndrueshëm.

Ambasadori Chabert tha po ashtu se vazhdimi i dialogut kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze, me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave nuk dha shumë shpresa, por vetëm tha se bashkëndjen me gjithë frustrimin e tyre për vonesat që po ndodhin. /Periskopi