Veseli: I jemi mirënjohës popullit francez

Veseli: I jemi mirënjohës popullit francez

Aktuale July 13, 2019 - 21:45
Lexoni detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli sot gjatë ceremonisë në Prishtinë,  me rastin e Festës Kombëtare të Francës ka thënë se Kosova i është mirënjohëse popullit francez.

“Jemi shumë mirënjohës popullit francez, nuk e harrojmë asnjëherë përkrahjen e cila na dha për lirinë tonë, jemi falënderues ndaj shtetit franzes”, tha ai.

Ndërsa, i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se Franca dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes njëra tjetrës. Sipas tij këtë e dëshmojnë dhe marrëveshjet e arritura tash së fundi që kanë të bëjnë me shumë çështje.

Por për rolin e Francës në dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se ndikimi i tyre është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Ndërkaq për vizat për dallim nga ambasadori, Haradinaj u shpreh më optimist.