Mbyllen tri universitete publike, reagon kryeministri

Mbyllen tri universitete publike, reagon kryeministri

Aktuale July 15, 2019 - 18:05
Lexo Detajet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjatë ditës së sotme ka marrë vendim për mbylljen e tri universiteteve publike, në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Për këtë ka reaguar kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ky vendim është i papranueshëm.

Haradinaj ka theksuar se ndaj këtij rasti do të veprojnë menjëherë.

Postimi i plotë:

Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate. RH