Mustafa pret në takim delegacionin britanik

Mustafa pret në takim delegacionin britanik

Aktuale July 16, 2019 - 20:59
Lexo tjera detaje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur delegacionin e FCO të Britanisë së Bashkuar të përbërë nga Shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës si dhe Ambasadori O’Connell.  

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj.

Kryetari Mustafa e falënderoi delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.