Pacolli: Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE-së, lajm i mirë për Kosovën

Pacolli: Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE-së, lajm i mirë për Kosovën

Aktuale July 16, 2019 - 23:24
Lexo tjera detaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

   

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, në internet, Pacolli ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.

Tutje, ministri ka thënë se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane.

Zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të presidencës së Komisionit Evropian e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Ursula von der Leyen u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urime për Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë.
Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë.