Buxhovi: Nënkryetari i PDK-së në njëfarë mënyre e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në vrasjet politike

Buxhovi: Nënkryetari i PDK-së në njëfarë mënyre e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në vrasjet politike

Aktuale July 17, 2019 - 22:58
Lexo tjera detaje

Historiani e publicisti Jusuf Buxhovi, ka thënë se asnjëherë nuk e ka thënë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka vrarë veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Buxhovi, tha ditë më parë në një intervistë për emisionin Rubikon në Kosavision, se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe përgjithësisht rezistenca e armatosur në Kosovë ishte e drejtë, por çdo luftë ka elementë të papastër.

Ai përmendi edhe vrasjet e 102 veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deklaratat e tij nxitën reagime e kundërshtime të ashpra, përfshirë edhe kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli, i cili i tha Zerit të Amerikës se deklarimet e tilla nuk i ndihmojnë qartësimit të së vërtetës historike.

I pyetur nëse ai ndihet i rrezikuar nga këto reagime dhe linçime, ai u shpreh se ndjehet i kërcënuar nga vet institucionet e shtetit

“Për mua të them të drejtën, kërcënimet janë dy llojesh. Kërcënimet që vijnë nga atmosfera e linçimit, do të thotë nga militantët e partive veçmas e klientelizmit të ndryshëm që e mbikëqyr Partia Demokratike e Kosovës. Veçmas nga një pjesë e veteranëve të rremë, të cilët, po ashtu janë të varur prej tyre dhe po ashtu, unë ndjehem i kërcënuar nga vet institucionet e shtetit. Kjo e para ka arsye sepse nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka dalur me një deklaratë skandaloze. Ai në një farë mënyre thotë se pse nuk i kemi qëruar hesapet gjatë luftës me Buxhovin dhe Buxhovizmin. Në një farë mënyre e pranon se ka qenë i përfshirë në vrasjet politike dhe se ato vrasje do të duhej të përfshinin edhe më tutje. Unë në një farë mënyre kam pritur që qeveria do të distancohet nga një zëvendëskryeministër i tillë”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai shtoi se edhe përkundër këtyre deklaratave, edhe kryeministri i vendit, Ramush haradinaj në një mënyrë ka kërkuar sqarime nga vetë ai.

“ Nuk është distancuar, përkundrazi, kemi edhe deklaratën e (Ramush) Haradinajt në një farë mënyre kërkon prej meje gjoja sqarime, thuajse unë jam prokuror apo nëpunës i tij. Unë jam historian dhe këto janë libra dhe ai mund të shikoj librat dhe nuk ka nevojë të më shprehë mua pyetje të tilla. Edhe ajo që është edhe më keq dhe më tutje, unë kam prit që kjo fushatë së paku që është ushqyer prej niveleve shtetërore dhe veteranëve të ndërpritet në një farë mënyre. Kam pritur që kryetari i Parlamentit (Kadri Veseli) në Ëashington së paku të kërkoj falje dhe në një farë mënyre ta marr në mbrojtje fjalën e lirë sepse kryetari i parlamentit ka qenë mysafir në Ëashington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ndër të tjera ai.