Daut Haradinaj ndalohet në Vjenë për shkak të fletëarrestit të Serbisë

Daut Haradinaj ndalohet në Vjenë për shkak të fletëarrestit të Serbisë

Aktuale July 18, 2019 - 15:34
Detajet

Deputeti i AAK-së, vellai i kryeministrit Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletëarrestit të Serbisë.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.