Kosnett 'godet' Haradinajn: Vendimi për mosakreditimin tri e universiteteve ishte korrekt

Kosnett 'godet' Haradinajn: Vendimi për mosakreditimin tri e universiteteve ishte korrekt

Aktuale July 19, 2019 - 15:01
Lexo tjera detaje

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e Universiteteve të Pejës, Prizrenit, e Mitrovicës.

Përmes dy postimeve në Twitter, Kosnett ka thënë se vendimi i Agjencisë së Akreditimit ka qenë i vështirë por korrekt, shkruan lajmi.net.

“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit për mosakreditimin e disa Kolegjeve ishte i vështirë por korrekt. Është roli i tyre të marrin vendime objektive, të bazuara në standard që i sigurojnë studentëve të Kosovës kualitetin e edukimit që ata e meritojnë”, ka shkruajtur ai.

Ndërkaq në një postim tjetër, Kosnett ka kritikuar institcionet për ndikimin e politikës në Agjencinë e Akreditimit.

“Pse ky interferim politik në Agjencinë e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë t’i edukojnë studentët për të mirën e tyre dhe jo për t’ju siguruar vende pune individëve të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendit i duhet një sistem i arsimit i bazuar në merita dhe i drejtë për të gjithë.”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Reagimi i Kosnett i atribuohet më së shumti kryeministrit Haradinaj i cili para disa ditësh sulmoi ashpër anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.