Haradinaj cakton ekipin e ri për demarkacionin me Malin e Zi

Haradinaj cakton ekipin e ri për demarkacionin me Malin e Zi

Aktuale July 19, 2019 - 15:27
Lexoni detajet

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se Kosova ka caktuar ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi.

“Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, ka shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në 'Facebook'. 

Ai ka bërë të ditur se ekipi i emëruar është mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve të datës 16 shkurt 2018.

Haradinaj po ashtu ka thënë se në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna.

Postimi i plotë i Haradinajt: