Ish ministri i Haradinajt ‘godet’ me deklaratën, flet për një skenar rreth dorëheqjes së kryeministrit

Ish ministri i Haradinajt ‘godet’ me deklaratën, flet për një skenar rreth dorëheqjes së kryeministrit

Aktuale July 19, 2019 - 17:31
Lexo tjera detaje

Ish ministri i Nismas, Bajram Hasani ka reaguar për dorëheqjen e kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se qëndrimet e Ramush Haradinajt kanë zbuluar se ai është një burrshtetas.

Hasani gjithashtu mendon se ka dyshime për ndonjë skenar dhe mendon se kjo nuk quhet drejtësi – pasi ka dëshmuar pafajësinë edhe më herët.

Ja postimi i tij i plotë:

“Qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrshtetas. Veprimi i sotëm tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë.

A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA.

Kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi. Pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët.

Me ty kryeministër Haradinaj”, shkruan Hasani në Facebook.