Momenti kur Haradinaj  pas dorëheqjes del nga objekti i qeverisë (FOTO)
Foto: Laura Hasani

Momenti kur Haradinaj pas dorëheqjes del nga objekti i qeverisë (FOTO)

Aktuale July 19, 2019 - 20:51
Detajet

Pas ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit sot Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit raporton “Zëri.info”.

Pas mbledhjes së rregullt të qeverisë së Kosovës ai në një konferencë me gazetarë kumtoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të cilën e mbante deri më sot.

Ai tha se do të ishte poshtërim për vendin nëse ai do të shkonte për intervistim në Hagë dhe në të njëjtën kohë të ishte kryeministër i Kosovës.

Pas mbledhje dhe konferencës ai u pa duke u larguar nga objekti i Qeverisë së Kosovës ku në mëngjes hyri si kryeministër.

Më poshtë shikoni fotografitë e siguruara nga “Zëri.info”. /ZËRI

Image

Image