Më shumë se 100 ushtarë amerikan largohen nga Kosova

Më shumë se 100 ushtarë amerikan largohen nga Kosova

Aktuale July 20, 2019 - 20:04
Lexoni detajet

Më shumë se 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të shtetit Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në atdheun e tyre pasi që shërbyen 11 muaj në Kosovë.

Ushtarët e Batalionit 1-230, u kthyen në shtetin e tyre së bashku me Gardën e 29’të Kombëtare të Havait. Ata kanë shërbyer si pjesë e misionit të NATO-së në Kosovë, shërbim të cilin e bëjnë edhe 28 shtete tjera të aleancës veri-atlantike.ImageFamiljarët dhe shoqëria e ushtarëve të cilët organizuan pritje në Tennessee, për ata që shërbyen në Kosovë

Ushtarët e Tennessee sa ishin në Kosovë, qëndruan në kampin Bondsteel. Gjatë qëndrimit, ata shërbyen vetëm për operacione ajrore, sulme ajrore dhe ndihma mjekësore.

“Sa qëndruam (në Kosovë) ne fluturuam mbi 500 herë me më shumë se 1.600 orë fluturime, duke mbështetur KFOR-in” tha Leitnant. Kolonel. Steven Todd, komandanti i task-forcës. “Ne patëm një skuadër të mrekullueshme. Të gjithë në task-forcë dhanë dëshminë e profesionalizmit të Ushtarëve të Gardës Kombëtare”.

ImageGjenerali i Gardës Kombëtare të Tennessee, Major Gjeneral Tommy Baker (majtas) dhe Leitnant. Kolonel Steve Todd (djathtas)

Ushtarët janë të lumtur që janë kthyer në shtëpi, dhe krenarë që kanë arritur ta mbështesin popullin e Kosovës. “Ushtarët bënë një punë fantastike në një ambient kompleks” tha Todd, “Ata janë ndër burrat dhe gratë më të mira me të cilat kam shërbyer”.