Koci zbulon se Gjykata Speciale do ta intervistojë klientin e tij në dhomën e hotelit!

Koci zbulon se Gjykata Speciale do ta intervistojë klientin e tij në dhomën e hotelit!

Aktuale July 21, 2019 - 17:31
Lexo tjera detaje

Avokati i njohur Arianit Koci, përmes një shkrimi në “facebook”, ka njoftuar se ka marrë konfirmim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se një nga klientet e tij, të ftuar nga Gjykata Speciale do ta intervistojnë në dhomën e hotelit ku po qendron, përcjell “Zëri.info”.

Sipas Kocit marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel len përshtypjen e joseriozitetit.

“E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit - në hotelin ku do të qëndroj.

Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit.

Poashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar Koci./ZËRI