Dërgohet në Kuvend mocioni me 93 nënshkrime për shpërbërjen e Kuvendit

Dërgohet në Kuvend mocioni me 93 nënshkrime për shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale gusht 13, 2019 - 15:01
Lexo Detajet

93 nënshkrime janë mbledhur për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se mocioni për seancë të jashtëzakonshme është proceduar në Kuvend.

“Sot, e kam proceduar mocionin për seancë të jashtëzakonshme më datë 22 gusht, më qëllim të shpërndarjës së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit te Kosoves, sipas dakordimit të mëhershëm me të gjitha grupet parlamentare. Janë 93 nenshkrime te deputetëve nga PDK, LDK, VV, AAK, PSD dhe NISMA te cilat zyrtarisht jane protokoluar sot”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, seanca e Kuvendit, me gjasë e fundit e këtij legjislacioni do të mbahet më 22 gusht.

Të gjitha partitë politike janë shprehur pro shpërndarjes së Parlamentit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. 

Image